Zeq Hasi kërkon mbështetjen tuaj në garën për asamble komunale në Drenas

Anëtari i hershëm i Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, Zeq Hasi i është futur garës për asamble komunale.

Ai në listën e PDK-së mbanë numrin 8 ndërsa kërkon besimin tuaj ku zotohet se do të punoi pa u ndalë në të mirë të komunës dhe secilit qytetar të Drenasit.

Njoftimi i plotë i Hasit:

Të dashur qytetarë,
Sot filloi zyrtarisht fushata zgjedhore. Është hera e parë që garoj për anëtar të Asamblesë Komunale dhe, nga komunikimi i derisotëm që kam zhvilluar me ju, i kam akoma më të qarta çështjet që duhet shtyrë përpara.
Në zgjedhjet e 17 tetorit, PDK-ja mban numrin 177✅, ndërsa unë 8✅.
Kërkoj besimin tuaj dhe zotohem t’ua kthej me punë të pandalshme, në të mirë të komunës dhe secilit qytetar.
Drenasi është djep i PDK-së dhe PDK-ja është hisedarja e vetme e zhvillimit të deritashëm të Drenasit.
Shumë është punuar. Do të punojmë edhe shumë më shumë.
Si banor i qytetit, e di sakt se cilat janë problemet që kërkojnë zgjidhje më urgjente.
Si profesor, i di reformat që kërkohen në arsim.
Si sportist, i kam të qarta nevojat gjithnjë në rritje për klubet profesioniste dhe për investimin që kërkohet tek të rinjtë.
Këto çështje nuk jenë të vetmet në fokusin tim. Bashkë me kolegët në Asamble e në ekzekutiv, do ta bëjmë më të mirën në secilën fushë.
Bashkë për Drenasin! Kemi qenë gjithmonë dhe do të mbetemi bashkë!
PDK 177 Ramiz Lladrovci
Zeqir Hasi 8.a

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë