Pas sukseseve si ligjërues kursesh, Qendrim Gllareva kërkon mbështetje për asamblenë komunale

Kandidati për asamble komunale nga Partia Demokratike e Kosovës, njëherësh ligjërues kursesh dhe përkrahës i të rinjve, Qëndrim Gllareva ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për përfaqësim në Kuvendin Komunal në Drenas.

Përmes një shkrimi në ‘facebook’, z.Gllareva ka kërkuar përkrahjen e qytetarëve për kryetarin aktual, z.Ramiz Lladrovci dhe tij, për përfaqësim të denjë në Kuvendin Komunal.

Gllareva që garon në këto zgjedhje me numrin rendor 14, mes të tjerash ka shkruar se “Pres përkrahjen e juaj sepse më njihni, përvojën dhe punën time në përkrahjen e të rinjve dhe iniciativave qytetare. Pres mbështetjen e juaj me 17 tetor, ditën kur ju përcaktoni zërin tuaj në asamblenë komunale. Pres të ushtroni të drejtën e votimit për më të mirin, atë që meriton, atë që është i denjë për t’ju përfaqësuar”.

Shkrimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë të komunës së Drenasit,

Zgjedhjet e 17 tetorit nuk janë larg për të vendosur për kryetarin dhe zërin meritor në Kuvendin Komunal të Drenasit për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar. Puna e mirë që është bërë deri tani në komunën e Drenasit, zgjedhja në nivel vendi për performancë më të mirë, zbatimi i ligjit, ruajtja e pronës komunale, investimet në arsim e shëndetësi, projektet infrastrukturore, mbështetja e rinisë, grave dhe qytetarëve pa dallim, duhet të vazhdoj bashkë me ju.

Përkrahja dhe besimi i juaj në këto zgjedhje për përfaqësim në asamble, për mua është e shenjtë.

Siç e kam dëshmuar gjatë punës me studentë të rinj si ligjërues dhe përkrahës i të rinjve, unë do të jem zëri juaj pa dallim. Sepse, për mua kërkesat e qytetarëve janë prioritet të cilat do t’i ngris në Kuvendin Komunal, pa përjashtim. Projektet, idetë dhe iniciativat që do t’i iniciojmë bashkë me ju, do të gjejnë mbështetje edhe në Kuvendin Komunal, me kryetarin e ardhshëm, z.Ramiz Lladrovcin.

Tanimë kur zyrtarisht është hapur fushata zgjedhore, do të mundohem që me secilin prej jush të diskutoj kërkesat e prioritetet e juaja, fushat për të cilat kanë rëndësi për ju dhe mirëqenien e juaj. Por, gjithmonë duke i kushtuar rëndësi respektimit të masave anti-covid, pasi ruajtja e shëndetit është mbi të gjitha.

Shumë të dashur qytetarë, familjarë, miq e shokë,

Pres përkrahjen e juaj sepse më njihni, përvojën dhe punën time në përkrahjen e të rinjve dhe iniciativave qytetare. Pres mbështetjen e juaj me 17 tetor, ditën kur ju përcaktoni zërin tuaj në asamblenë komunale. Pres të ushtroni të drejtën e votimit për omë të mirin, atë që meriton, atë që është i denjë për t’ju përfaqësuar.

Votoni për kryetarin më të suksesshëm z.Ramiz Lladrovci dhe numrin tim 14

Bashkë për Drenasin!
#PDK177
Ramiz Lladrovci
Qendrim Gllareva 14

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë