Lladrovci takohet me asambliste dhe aktiviste të PDK-së: I keni dhënë fuqinë që i takon me dy dekada!

Kryetari aktual njëherësh edhe kandidati i PDK-së për mandatin e dytë, Ramiz Lladrovci, ka takuar gratë kandidate të PDK-së për asamble dhe aktiviste në selinë e degës së PDK-së në Drenas.

Z. Lladrovci me këtë rast ka theksuar se gratë e komunës së Drenasit, PDK-së i kanë dhënë fuqinë që i takon me dy dekada.

Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

Në dy takime të ndara me gratë kandidate të PDK-së për Asamble dhe aktiviste, në seli të degës së PDK-së në Drenas, ishin në radhën e takimeve të lidhura me fushatën zgjedhore.

Gratë asambliste, drejtoreshat dhe zyrtaret në nivelin lokal, kanë dëshmuar profesionalizëm, lidership dhe efikasitet që e bëjnë komunën tonë, të parën në Kosovë për performancë komunale.

Takimet janë bërë në pajtim me rekomandimet e IKShPK dhe kërkova nga pjesëmarrëset në takime, të respektojnë në përpikëri këto rekomandime gjatë tërë fushatës.

Gratë e komunës së Drenasit, PDK-së ia kanë dhënë fuqinë që i takon me dy dekada, bastion i paluhatshëm

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë