Lladorvci takon banorët e Negrocit, Llapushnikut e Krajkovës: Premtimet e fushatës së kaluar i kam tejkaluar

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili po garon edhe për një mandat, ka njoftuar për takimet e sotme me qytetarët.

Ai ishte në Negroc, Llapushnik e Krajkovë ku thotë se në bashkëbisedim me familjarë të dëshmorëve, veteranë të UÇK-së, qytetarë dhe aktivistët, pranova edhe mirënjohje edhe vlerësim për qeverisjen, si dhe u përgjigja ndaj pyetjeve të tyre rreth çështjeve specifike.

Statusi i plotë:

Sot, kam zhvilluar disa takime elektorale me qytetarë në pajtim me rekomandimet e IKShPK, në Krajkovë, Negroc dhe Llapushnik.

Në bashkëbisedim me familjarë të dëshmorëve, veteranë të UÇK-së, qytetarë dhe aktivistët, pranova edhe mirënjohje edhe vlerësim për qeverisjen, si dhe u përgjigja ndaj pyetjeve të tyre rreth çështjeve specifike.

Premtimet e fushatës së kaluar i kam tejkaluar, sepse, punëve ju kam qëndruar afër, projektet i kam shty me krejt mundësitë ligjore, si dhe kam instaluar kulturën e përgjegjësisë, cilësisë së tyre dhe barazinë para ligjit.

Qytetarët e dinë se unë i mbaj premtimet, sepse, jeta më ka detyruar të jem i fjalës dhe besës, deri sa më rreh zemra.

Ne nuk ndalemi, vazhdojmë me suksese. Faleminderit.

Bashkë për Drenasin!

#PDK 177
Ramiz Lladrovci

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë