Kandidati i DD-së për asamble komunale Mustafë Krasniqi zgjedh vendlindjen për ta nisur fushatën

Kandidati për asamble komunale në Drenas nga iniciativa qytetare “Demokratët për Drenasin”, Mustafë Krasniqi ka nisur fushatën parazgjedhore nga vendlindja e tij, Negroci.

Ai ka zgjedhur të rinjtë e këtij fshati për ti takuar dhe njoftuar për kandidaturën e tij për asamble komunale.

“Faleminderit për përkrahjen rinia e fshatit Negroc. Kush e ka rininë me vete, të garantuar e ka fitoren”, ka shkruar Krasniqi sipër fotografisë së postuar në profilin e tij në Facebook.

Rikujtojmë se Mustafë Krasniqi në listën e DD-së mbanë numrin 20./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë