Fillon ndërtimi i poligonit sportiv, në Burojë

Nxënësit e shkollës fillore “Abedin Rexha”, paralelja e ndarë në Burojë dhe të rinjtë e këtij fshati pas një muaji e tutje do të kenë poligonin e tyre sportiv, ku do t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre sportive.

Kryetari i komunës, Bekim Jashari, së bashku me kolektivin e kësaj shkolle, nxënës e qytetarë tjerë prezentë, bënë përurimin e punimeve të këtij poligoni.

“Poligone të tilla sportive kemi ndërtuar në shumë fshatra e do të vazhdojmë të ndërtojmë në secilin fshat të komunës sonë”, tha Jashari.

Jashari, tha se në Burojë shumë shpejtë do të bëhet edhe përurimi i ujësjellësit i cili është në finalizim e sipër.

“Kështu me punë konkrete, po realizojmë misionin tonë, në shërbim të qytetarëve të vendit tonë”, tha ai.

#punavazhdon

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë