Dashninë për Drenasin, Lladrovci e shprehë edhe përmes atit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka publikuar një fotografi përmes së cilës shpreh dashurinë që ka për qytetin që ai pretendon ta udhëheq edhe në një mandat.

“Dashni për Drenasin” është mesazhi i këtij vizatimi që ka bërë një bashkëpunëtor i Lladrovcit, në shenjë falënderimi për punën e përbashkët katër vjeçare, shkruan Gazeta Infokus.

Ky është postimi i Lladrovcit:

Shumë i nderuari Burim,

Të falënderoj nga zemra për mirënjohjen publike, për bashkëpunimin katërvjeçar dhe vijimin e bashkëpunimit, për Drenasin, për qytetarët e komunës së Drenasit.

Është e vërtetë se jemi munduar së bashku me asamblistët që të arrijmë rezultate maksimale, edhe ia kemi arritur. Jemi komunë kampion. Kjo më bën krenar mua dhe bashkëpunimin e përbashkët me të gjithë asamblistët, pa dallim partie, sepse, secili në mënyrën e vet i do qytetarët dhe punon për ta.

Unë i çmoj dhe nderoj ata që punojnë. Respekt Burim, ke nderuar veten!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë