Ajazi: Punë dhe ditë të mira po vijnë për Drenasin tonë

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, nga “Demokratët për Drenasin”, Driton Ajazi ka deklaruar se 5 vjet stagnim e degradim janë shumë, prandaj thotë se jemi bashkë në betejën që, më 17 tetor t’ia japim goditjen e fundit këtij pushteti që abuzoi me besimin qytetar.

“Kjo është koha jonë. E demokratëve. E njerëzve që besimin qytetar e shohin si përgjegjësi e detyrë për ta bërë më të mirën për Drenasin”, ka thënë Ajazi.

Statusi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Njerëz të sfidave e sakrificës,

Njerëz që kurrë dhe as sot nuk kursyet asgjë nga vetja për të mirën e përgjithshme,

Mirë se erdhët në sfidën e re – atë të ndryshimit të Drenasit nga një pushtet sa autoritar e zullumqar ndaj bashkëqytetarëve, aq stagnues e degradues për komunën tonë.

5 vjet stagnim e degradim janë shumë.
Prandaj, jemi bashkë në betejën që, më 17 tetor t’ia japim goditjen e fundit këtij pushteti që abuzoi me besimin qytetar.

Kjo është koha jonë. E demokratëve. E njerëzve që besimin qytetar e shohin si përgjegjësi e detyrë për ta bërë më të mirën për Drenasin.

Këto ditë, shumë bashkëqytetarë na janë ofruar me garancinë se janë me ne. Se na mbështesin. Por, s’e kanë fshehur faktin se nuk guxojnë publikisht ta thonë, shkaku i hakmarrjes nga ky pushtet hakmarrës.

Presidenti amerikan Franklin Roosevelt porositi popullin e tij diku 100 vjet më parë: “E vetmja gjë prej së cilës duhet të frikësohemi është vetë frika”.

Drenasi e ka mbytur frikën në kohët më të liga. Drenasi duhet ta mbys frikën edhe tash. Më 17 tetor do t’i jepet fund këtij ambienti frikësimi e hakmarrjeje. Sepse, gjëja më e shtrenjtë që kanë njerëzit është liria. E, kush më shumë se ne ka sakrifikuar për këtë liri.

Me bashkimin tonë për ndryshim, do të fitojë qyteti, secili fshat e secila lagje. Sepse, planet tona janë transformuese për Drenasin.

Ne nuk mendojmë që të pasurohemi për vete, siq bënë familjarët e kryetarit aktual, ku përmes ndikimeve politike fituan kontrata milionëshe, por mirëqenien do ta ndiejë secila familje, e secili qytetar.

Kjo është koha jonë për ndryshimin që e duam.

Punë dhe ditë të mira po vijnë për Drenasin tonë.

Jemi bashkë më të fortë se asnjëherë më parë, për të mirën e gjithë qytetarëve tanë.

Do ndërmarrë masa për rritje të shpejtë ekonomike.

Do bëjë reforma të mëdha në arsim.

Do ta forcoj shëndetësinë e do e bëjë çdo qytetar të ndihet mirë që jeton në komunën e Drenasit.

Nuk kemi kohë për të humbur.

Kjo është koha jonë për ndryshim!

Hajde edhe Ti!

#Voto182
#KjoështëKohaJonë
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë