Vdekja e 23-vjeçares në Drenas/ QKUK: Kishte gjakderdhje në bark

Klinika Emergjente ka dal me një sqarim rreth rastit të 23 vjeçares nga Drenasi, Zarife Imeri, për të cilën familjarët u ankuan se kishte vdekur pas 2 dozave të vaksinës.

Sipas QKUK-së, e ndjera kishte gjakderdhje në bark.

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, në lidhje me lajmet e publikuara për vdekjen e Z. I ( 1998), nga  fshati Zabel i Drenasit, sqaron se,  pacientja vjen në Klinikën Emergjente në QKUK në ora 16:30, të datës 15 shtator 2021, me autoambulancë nga Qendra  e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, për shkak të humbjes së  vetëdijes, me bebëza të zgjeruara, pa tension arterial, pa puls periferik, me frymëmarrje të vështirësuar.

Menjeherë mjekët dhe stafi shëndetësorë ka  ndërmarrë masat reanimatore,  pacientes i  bëhen analizat laboratorike, radiologjike dhe konsulencat  tjera mjekësore.

Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikën Emergjente,  pacientja nuk arriti të mbijetonte, vdekja konstatohet në ora 17:45.

Diagnoza përfundimtare e vdekjes  ishte  hemoragjia intraabdominale (   gjakderdhje në bark) , shok hemoragjik.

Familjarët kanë  refuzuar abduksionin.

Me respekt,

Klinika Emergjente QKUK

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë