Lladrovci uron për fushatë të qetë dhe respektim të udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, iu ka drejtuar qytetarëve, kandidatëve për asamble dhe kandidatëve për kryetar komune pa dallim, që të respektojnë rekomandimet e KQZ-së dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike gjatë fushatës zgjedhore e cila ka filluar sot.

Z. Lladrovci ka bërë edhe një ftesë për kandidatët për kryetar të subjekteve tjera politike dhe të gjithë kandidatët për asamble pa dallim, të kenë kujdes ku e vendosin materialin propagandistik.

“Prona publike nuk është vend i lejueshëm për ngjitjet e reklamave, fotove apo çfarëdo materiali tjetër të fushatës zgjedhore, sepse Inspektorati do të veprojë në pajtim me përgjegjësitë pa përjashtim”, ka shkruar ai.

Postimi i Ramiz Lladrovcit:

Qytetarë të komunës së Drenasit,
Sot, fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit, datë kur ju do të zgjidhni asamblistin që do t’ju përfaqësoj dhe kryetarin e komunës.
Për këto ditë të fushatës deri në zgjedhje, uroj që fushata të zhvillohet në qetësi dhe në pajtim me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Për zbatimin e përpiktë të këtij rekomandimi janë përgjegjëse Policia dhe inspektoratet përgjegjëse. Andaj, kërkoj nga ju, të respektoni këto rekomandime.
Në veçanti, ftoj kandidatët për asamble pa dallim, të respektojnë këto rekomandime, ashtu siç duhet t’i respektojmë edhe rekomandimet e KQZ-së lidhur me fushatën.
Ftoj kandidatët për kryetar të subjekteve tjera politike dhe të gjithë kandidatët për asamble pa dallim, të kenë kujdes ku e vendosin materialin propagandistik.
Prona publike nuk është vend i lejueshëm për ngjitjet e reklamave, fotove apo çfarëdo materiali tjetër të fushatës zgjedhore, sepse Inspektorati do të veprojë në pajtim me përgjegjësitë pa përjashtim.
Qytetarë të nderuar,
Kontribuoni që fushata zgjedhore në komunën tonë të jetë shembullore, sërish të jemi së bashku shembullor, bashkë për Drenasin.
Ju uroj fushatë të qetë dhe të suksesshme zgjedhore.
Shëndet dhe gjithë të mirat për Juve dhe familjet tuaja. Urime dhe suksese!
Me nderime,
Ramiz Lladrovci
Ju lutemi për kujdes të shtuar! Shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit: Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën! VAKSINOHUNI!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë