Lladrovci: Në Baicë ia filluam të mbarës, ia filluam fushatës

Ramiz Lladrovci ka nisur sot fushatën parazgjedhore në Baicë. Ai ka biseduar me qytetarët për tema të ndyshme.

“Diskutuam së bashku për shumë tema, dhe një gjë ua thash, premtimet i kam tejkaluar nga fushata e kaluar, ashtu do t’i tejkalojë edhe premtimet e katër viteve të ardhme, sepse, prioritet imi është prioriteti që e ka qytetari, pa dallim”, ka thënë Lladrovci, transmeton DrenicaOnline.

Njoftimi i plotë:

Në Baicë, ia filluam të mbarës, ia filluam fushatës.

Qytetarëve të pranishëm ju thash se më e rëndësishme është jeta e një qytetari se çdo fushatë zgjedhore, andaj, ritheksova se duhet kujdes i shtuar jo vetëm në fushatë por edhe kudo gjenden.

Qytetarët e Baicës dhe të komunës së Drenasit, më njohin, e dinë punën e deritashme.

Diskutuam së bashku për shumë tema, dhe një gjë ua thash, premtimet i kam tejkaluar nga fushata e kaluar, ashtu do t’i tejkalojë edhe premtimet e katër viteve të ardhme, sepse, prioritet imi është prioriteti që e ka qytetari, pa dallim.

Puna, rregulli dhe barazia para ligjit, janë çështje që ju kanë pëlqyer, isha i lumtur që e njohin punën time, dhe mbajtjen e fjalës.

Faleminderit!

Bashkë për Drenasin!

#PDK 177
Ramiz Lladrovci

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë