Edhe sot 4 qytetarë të Drenasit të vdekur nga COVID-19

Edhe sot Komuna e Drenasit është e para në nivel vendi me numrin e vdekjeve nga virusi COVID-19, shkruan DrenicaOnline.

Sipas të dhënave që ka publikuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit kanë vdekur katër qytetarë të Komunës së Drenasit, tre meshkuj dhe një femër. Mosha e të vdekurave është nga 60 vjeç e lartë.

Numri total i të vdekurave në Kosovë brenda ditës sipas IKSHPK-së është 14.

Në 24 orët e fundit janë raportuar po ashtu edhe 368 raste të reja. Drenasi këtyre ditëve ka pasur një numër të madh të të vdekurve me virus./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë