Vdes mësuesi Mujë Gashi nga Llapushniku

Pas një sëmundje, mbrëmë ka vdekur mësuesi MUJË GASHI nga Llapushniku i Drenasit.

Lajmi është dhënë nga familjari i tij, Petrit Gashi i cili është asamblist në Kuvendin Komunal të Drenasit:

NJOFTIM MORTOR

Me dhembje ju njoftojmë së pas një sëmundje ka ndërruar jetë Mesësi dhe kushëriri im MUJË GASHI. Mësuesi Mujë është djali i axhës së Babit tim dhe njeherit mësuesi im.

Sot Arsimi në Kosovë humbi një mësues të devotshëm, luftëtaret e UÇK-së humben një bashkëluftëtar të suksesshëm dhe ne humbëm një njeri me vlera të larta morale e njerëzorë.

Mësuesi Mujë ishte një prej kuadrove të para u cili për 40 vite me radhe ka kontribuar në fushën e arsimit, ndërsa në luftë ishte edhe Udhëheqës i Shtabit Civil dhe luftëtar në mbrojtje të atdheut. Kontributi i tij ishte i madh dhe dhembja për të është e madhe po aq sa ishte e madhe jeta dhe vepra e tij.

Do na mungojë gjithmonë, dhe do ta kujtojmë me kujtimet me të bukura.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës Mësuesi Mujë!
Ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që e njohin.

P.S
Për orën e varrimit ju njoftojmë më kohë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë