Katër burra vdesin në Drenas brenda ditës si pasojë e COVID-19

Katër meshkuj, mbi 70 vjeç, kanë vdekur në Komunën e Drenasit brenda 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19.

Këto shifra shqetësuese për komunën tonë janë publikuar pak qaste më parë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, transmeton DrenicaOnline.

Sipas IKSHP-së, janë 24 raste të vdekjeve në gjithë vendin ndërsa raste të reja me COVID-19 brenda ditës janë regjistruar 357./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë