Policët e Drenasit arrijnë ta shuajnë një zjarr në afërsi të qytetit (Foto)

Një vatër zjarri që kishte shpërthyer para pak çasteve në rrugën “Halil Bajraktari” në Drenas, është shuar nga dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Policët derisa ishin në detyrë zyrtare duke patrulluar hasën në zjarr dhe intervenimi i shpejtë i tyre bëri që zjarri të fikët, shkruan DrenicaOnline.

Rikujtojmë se këtë vit kishte raste të shpeshta të zjarrvënieve në gjithë Kosovën./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë