Jashari: Brenda 2 muajve edhe Rezallën po e bëjmë me ujë të pijshëm

Dje kanë filluar kyqjet individuale të qytetarëve në ujësjellës, në fshatin Rezallë, projekt ky i financuar nga vetë komuna jonë.

I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me Gjeneralin Ilaz Derguti, djalin e heroit Malush Ahmeti, Besnik Ahmeti, drejtorë, asambleistin e Rezallës, Sami Aruqaj dhe asambleistë tjerë, e qytetarë, inspektuan punimet që po bëhen në këtë fshat ku i përgëzuan banorët për këtë lajm të mrekullueshëm për ta.

“Jo vetëm Rezallën, por edhe 15 fshatra të tjera i kemi bërë me ujë të pijshëm, por nuk do të ndalemi me kaq, pasi që deri në fund të vitit do të pajisen me ujësjellës edhe 10 fshatra tjera të Skenderajt”, tha Jashari.

Jashari, tutje tha se në Rezallë, përvec këtij projekti madhor, janë realizuar edhe shumë projekte të tjera në dobi të qytetarëve të kësaj pjese, si rrjetin e kanalizimit, poligonin sportiv, përkrahje për fermerët, asfaltim të rrugëve e shumë e shumë projekte të tjera.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë