Drenas| Mbahet dëgjimi buxhetor për kategorinë e investimeve kapitale

Të premten në sallën e Kuvendit është mbajtur dëgjimi buxhetor për investime kapitale për vitet 2022-2024, dëgjim ky i thirrur nga kryesuesi i Kuvendit, anëtarë të Komitetit për Politikë e Financa dhe Kuvendi Komunal.

Në këtë dëgjim buxhetore merrnin pjesë, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj, nënkryetari Arben Shala, drejtor të drejtorive komunale, anëtar të Komitetit për Politikë e Financa, anëtar të Kuvendit, administrator të vendbanimeve dhe qytetarë.

Këtë takim për dëgjime buxhetore e ka hapur kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj i cili ka treguar arsyen e thirrjes së këtij takimi dhe ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje, ndërsa drejtori i financave, Shyqiri Bublaku ka treguar për hapat e planifikimit të buxhetit për vitet 2022-2024 dhe listën e investimeve kapitale. Bublaku ka treguar se pas mbajtës së dëgjimeve buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore që janë mbajtur në muajin qershor dhe pas Qarkores së dytë buxhetore, dëgjimet buxhetore buxhetore janë mbajtur në 6 bashkësi lokale gjatë muajit gusht, ndërsa me datën 31 gusht, planifikimi i buxhetit i është dërguar Kuvendit për miratim.

Dëgjimi buxhetor është mbajtur me këtë rend dite; informata e përgjithshme lidhur me buxhetin komunal 2022-2024, lista e investimeve kapitale dhe kërkesat e të pranishmëve.

Buxheti i Komunës së Drenasit për vitin 2022 dhe projeksionet për vitet 2023 dhe 2024, pritet të miratohen në mbledhjen e fundit të kësaj legjislature në fund të këtij muaji.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë