Biznismeni Turk viziton Drenicën, i interesuar për ndërtimin e pendës

Burimet e portalit rajoni.org kanë siguruar pamje të eskortes komunale që shoqeronte biznimenin Turk në fshatin Kuqicë të Skenderajt, i cili ka shkuar për të parë nga afër këtë vend që gjindet në zonën Veriore të Skenderajt më ç’rast ka shprehur interesimin për ndërtimin e saj.

Siç i kanë thënë rajonit zyrtar të Komunës e udhëhequr nga Bekim Jashari, kostoja e projektit pas ndryshimeve të bëra tani mund të shkojë në 30 milionë euro, vetëm planifikimi dhe studimi i projektit të firmës në fjalë ka shkuar në kosto 1 milion euro, lajm të cilin e ka konfirmuar vetë Jashari në debatin e djeshëm në Kanal 10.

Sipas këtij projekti, parashikohet që gjerësia e pendës (liqenit) të jetë 200 metra, gjatësia 5 kilometra dhe thellësia 30 metra. Sipas projektit në liqenin që do të krijohet në Kuçicë do të mblidhen 25 milionë metra kub ujë, ndërsa mbushja e tij do të zgjasë të paktën 3 deri në 4 vjet.

Gjatë realizimit të projektit do të preken disa shtëpi të banorëve të Kuçicës dhe livadheve që gjenden në mes të dyja bjeshkëve, ku do të bëhet diga për ta ndalur ujin e lumit Klina, i cili buron në Stërmc të Epërm të Zubin Potokut.

Në pjesën ku do të ndërtohet qendra rekreative-sportive, sipas projektit janë parashikuar edhe objekte të karakterit hotelier./Rajoni.org/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë