Intelektuali Arbër Halilaj i bashkohet vizionit të Xhavit Drenorit, është bartës i listës së asamblistëve

Intelektuali nga Drenasi, Arbër Halilaj është bartës i listës së asamblistëve të Iniciativës Qytetare “GREEN për Drenas”.

“Arbëri, mik familje dhe bashkëpunëtor imi në gjithë rrugëtimin tim politik, bashkëthemelues i Iniciativës “GREEN”, kundërshtar i pakompromis i dukurive negative shoqërore, për herë të parë kyçet në aktivitet politik, për t’i ofruar Drenasit profilin e një personaliteti të paepur nëpër sfidat e kohës, intelektuali mendjemprehtë dhe menaxheri me përvojë 25 vjeçare”, ka thënë Xhavit Drenori, kandidat për kryetar të Drenasit.

“I shkolluar në Shkencat Teknike UP, menaxhment si dhe programe të Gjuhës Angleze në SHBA, por së pari duke qenë nga familje atdhetare dhe me autoritet, ai me tërë kapacitetin do të marrë përgjegjësinë që bashkërisht me Asamblistët e iniciativës tonë, por edhe të subjekteve tjera, të jetë ‘filteri’ më i sigurtë i vendimeve që kalojnë nëpër Kuvendin Komunal të Drenasit”, ka thënë Drenori.

“Drenasi dhe banorët e tij në personalitetin e Arbërit do ta kenë tanimë një zë të fuqishëm dhe autoritativ për çdo problem shoqëror, mjedisor dhe të çfarëdo lëmie, duke e avancuar qeverisjen komunale në Drenas.
Faleminderit Arbër që autoritetin dijen dhe përvojen tënde e vë në shërbim të popullit, përmes I.Q. “GREEN për Drenas”. Të priftë e mbara!”, ka deklaruar Drenori.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë