Drenori prezanton kandidaten e radhës për asamble komunale

Edona Haxha i është bashkuar Iniciatives Qytetare “Green për Drenas”, e që do ti hyn garës për asambliste në Drenas, duke e rritur kështu prezencën e femrës në iniciativë.

Kandidati për kryetar nga kjo iniciativë,
havit Drenori ka thënë se Edona, shkollën fillore e kreu në Açarevë, Shkollën e mesme të përfunduar në Skënderaj (SH.M.T. “Anton Çetta”), kurse në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit është në përfundim të masterit 2-vjeçar.

Sipas Drenorit, ajo është trajnere e fëmijëve me nevoja të veçanta qe 7 vite, po ashtu pjesë e organizatës Special Olympics Kosovo. Ka qenë mësimdhënëse ne Gjimnazin privat “Hasan Nahi” në Prishtinë dhe ish-trajnere patinazhi për 2 vite me radhë. Ka vijuar një sërë trajnimesh për të ngritur nivelin e profesionalizmit të vet.

“Humanitetin dhe përkushtimin e saj për të ndihmuar të tjerët, përveç me njerëz me nevoja të veçanta, Edona dëshiron ta zgjeroj me “GREEN për Drenas”, duke u marrë me problemet ambientaliste e shoqërore. Miresevjen Edona”, ka thënë Drenori./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë