Rifat Jashari i shkon në zyrë nipit Bekim Jashari, i jep përkrahje maksimale edhe për mandatin e dytë

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, ka thënë se është vizituar nga axha Rifat Jashari.

Postimi i plotë:

Sot më vizitoj në zyrën time, axha im Rifati, njeriu shembull i sakrificës që na mbushi me forcë e motiv në ditët e para të Lirisë dhe kështu vazhdon të jetë çdo herë afër nesh dhe punëve të mira që bëjmë.

Mixha Rifat është udhërrëfyesi jonë i jetës, këshillat dhe mësimet e tij për ne dhe gjeneratën e re të familjes sonë janë qenësore në veprimet dhe vendimet që ne marrim.

Gjatë këtij mandati qeverisës, në shërbim të qytetarëve, kam punuar me përkushtim që të përmbushë premtimin që i kam dhënë edhe mixhës që do të punojë me nder, në shërbim të secilit qytetar dhe mirëqenies sociale të tyre.

Jam tejet i lumtur që puna ime dhe projektet e realizuara po vlerësohen lartë nga mixha Rifat, nga i cili mora përkrahje maksimale edhe për mandatin e dytë në udhëheqje të komunës së Skenderajt, për të vazhduar angazhimin maksimal në shërbim të vendit.

Të paqim gjatë mixhë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë