Bekim Jashari emocionon dasmorët, këndon këngën që e këndonte Hamëz Jashari

Kryetari i Komunës së Skënderajt Bekim Jashari ka emocionuar dasmorët në një dasëm në fshatin e dajëve të tij, në Llaushë të Skënderajt, kur ka nisur të këndoj këngën që dikur e këndonte babai I tij, heroi Hamëz Jashari.

Në një video, të cilën e ka siguruar Gazeta Infokus ai shihet duke knëduar për Zhujë Selmanin bashkë me rapsodët në një odë të këtij fshati.

Jashari, sic shihet në video ka emocionuar edhe të pranishmit gjatë kohës sa këndonë në odën përplot mysafir

Ai edhe në raste të tjera është parë duke kënduar ngjashëm sic ka kënduar dikur babai I tij Hamza, audio incizimi I të cilit është publikuar më parë.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë