Asfaltohen rrugicat në lagjet e fshatrave Kizhnarekë, Negroc, Nekoc e Arllat

Edhe gjatë këtij vikendi, Drejtoria e Infrastrukturës Lokale, ka përfunduar asfaltimin e disa rrugicave në fshatrat e Drenasit për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Drejtori i Infrastrukturës Lokale, Endrit Gllareva, ka dal ne terren gjatë vikendit me banorë të fshatrave Kizhnarekë, Negroc, Nekoc e Arllat për të mbikëqyrur punimet e asfaltimeve në rrugët e lagjeve të këtyre fshatrave.

Drejtori Gllareva, gjatë vizitës tha se të gjitha punimet janë duke u kryer sipas planit të paraparë dhe ka vlerësuar se realizimi i këtyre projekteve, kanë shumë rendësi për banorët e këtyre fshatrave dhe ka shtuar se këto janë disa nga projektet e planifikuara që do të kryhen gjatë këtij viti nga Drejtoria e Infrastrukturës Lokale.

Në fshatin Negroc janë asfaltuar 800 metra, në lagjen Krasniqi. Në fshatin Kizhnarekë 400 metra asfalt dhe në fshatin Nekoc, përkatësisht në lagjen Sylaj janë asfaltuar 900 metra asfalt. Po ashtu edhe në lagjen Bytyqi dhe në lagjen e Xhamisë të Arllati janë asfaltuar 1600 metra.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë