Dr.Lavdim Halilaj nga Drenasi bën emër në fushë e inteligjencës artificiale në Gjermani

Karvanit të sukseseve të shqiptarëve nëpër botë tash e një kohë ju bashku edhe Lavdim Halilaj nga Drenasi, i cili jeton dhe vepron në Gjermani.

Puna e tij në inteligjencën artificile po vlerësohet jashtëzakonisht shumë, si në vendin ku jeton dhe vepron ashtu edhe më gjërë.

Se kush është Lavdimi dhe me çka po bën emër në Gjermani dhe më gjërë, mund të lexoni më poshtë:

Pas përfundimit të doktoraturës në Universitetin e Bonn-it, Lavdimi ka vazhduar punën si Post-Doktorant në Institutin Fraunhofer Intelligente Analyse- und Informationssysteme IAIS, ku ka udhëhequr projekte të ndryshme hulumtuese me partnerë të ndryshëm nga industria gjermane.

Që nga Prilli 2019 ka filluar punën në kompaninë internacionale Bosch, e cila ka rreth 400 mijë punëtorë dhe një qarkullim vjetor prej mbi 70 miliard eurosh, ku rreth 5 miliard euro investohen çdo vit në fushën e hulumtimeve shkencore dhe zhvillimit (Research and Development). Aty Lavdimi është i angazhuar si hulumtues shkencor në Coporate Research në fushën e Intelegjencës Artificiale dhe Knowledge Engineering në projekte që ndërlidhen me automated driving dhe vetura autonome.

Ai gjithashtu udhëheq projekte të financuara nga qeveria gjermane, ku Bosch së bashku me kompani tjera si Mercedes, Porche, BMW dhe institucione tjera akademike si Universiteti i Shtutgartit, Tübingen-it, München-it, German Aerospace Center, realizojnë hulumtime në lidhje me aplikimin e zgjidhjeve komplekse nga fusha e Machine Learning. Edhe pas kalimit në industri, Lavdimi ka vazhduar të jetë aktiv në akademi, dhe së fundi ka publikuar një numër të punimeve shkencore të cituara me qindra herë, ku disa prej tyre janë në proces të aplikimit si zgjidhje të patentuara nga kompania Bosch. Ai gjithashtu është mentor i studentëve të doktoraturës dhe masterit në bashkëpunim me Universtitetin e Trierit.

Që nga viti 2020, Lavdimi punon edhe si Profesor Asistent në Kolegjin Universum në Prishtinë, ku ligjëron lëndë nga fusha e Intelegjencës Artificiale dhe ndan përvojën nga industria gjermane me studentët e këtij kolegji.

Lavdimi është i martuar me Lauretën me të cilën kanë dy fëmijë dhe jeton dhe vepron në Gjermani në landin e Baden-Württemberg-ut./DrenicaPress/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë