Aksident i rëndë në rrugën Arllat-Malishevë, vdes një person dhe lëndohen dy tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit aksin rrugor Malishevë- Arllat përkatësisht në fshatin Terpezë.

Në këtë aksident ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë janë lënduar.

Lajmin për “Indeksonline”, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj,

“Sot rreth orës 07:14 në aksin  rrugor Malishevë-Arllat, pikërisht  ne fshatin Terpezë ka ndodhur aksident komunikacioni mes dy veturave me përfundim me fatalitet.  Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e trafikut rajonal, zjarrëfiksat  dhe Emergjenca  mjekësorë. Sipas  mjekut kujdestar i dalë ne vend ngjarje ka konstatuar vdekjen e një personi B.G rreth 74 vjeçar dhe dy persona te lënduar”, ka thënë Gjurkaj për “Indeksonline”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë