Zyrtare: Bedri Hamza është kandidat i PDK-së për Mitrovicën

Bedri Hamza edhe zyrtarisht është kandidat për Kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së.

Hamza sot ka dorëzuar kërkesën për kandidaturë e cila është miratuar në mbledhjen e sotme të kryesisë së këtij subjekti.

“Jepi zë” merr vesh se bashkë me Bedri Hamzën edhe kryetari Memli Krasniqi do të shijojnë një pije në sheshin e qytetit.

Duhet theksuar se Hamza u kandidua pa asnjë mospajtim dhe çarje në degë, e cila gjë ka qenë e zakonshme në zgjedhjet e kaluara.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë