Digjet një bocë e gazit në Arllat, nuk ka të lënduar

Një bocë e plinit është kapluar nga zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Arllat të Drenasit.

Me të pranuar informatën, zjarrfikësit e Drenasit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është kuptuar se përveq dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar, raporton DrenicaOnline.

Mësohet se zjarri është shuar nga pronarët e shtëpisë ndërsa zjarrfikësit kanë bërë ndërprerjen e rrjedhies së gazit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë