Sami Lushtaku: Bekimit, s’dua me ja përmend mbiemrin, nuk e shoh rival për Skenderaj

Sami Lushtaku i PDK’së po thotë se nuk sheh askënd rival në politik, pavarësisht për kënd bëhet fjalë. Lushtaku ka folur me letra hapur për përplasjen që ka me Bekim Jasharin dhe përkrahjen që e mori nga Daut Haradinaj. Ai tregon pse ju fut garës për të parin e Skenderajt, kush i kërkoi të dal sërish para qytetarëve për të marr besimin e tyre.

Polemika të shumta janë krijuar ditëve të fundit për shkak të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen në tetor nëpër komunat e Kosovës.

Komuna e cila po ngjall reagimet më të mëdha është ajo e Skenderajt. Sami Lushtaku, nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Bekim Jashari, si kandidat i pavarur, tashmë kanë zyrtarizuar kandidaturat e tyre për të qenë në krye të kësaj komune.

Sami Lushtaku nuk sheh konkurrencë në garën zgjedhore që pritet ta ketë sfidën e radhës në tetor të këtij viti. Ai mendon se të gjithë kanë të drejtë të kandidojnë.

“Unë nuk e shoh asnjë rival realisht, kam punu dhe jam angazhu, e PDK me ka nominuar për kandidatë për kryetar komunë. Çdo individ e parti ka të drejtë shpall kandidaturën dhe të hyjë në garë, pra secili që ka ambicie mund t’i shfaqë përmes fushate dhe të marr besimin e qytetarit”, ka thënë Lushtaku në një intervistë për Syri.net Kosova.

Në pyetjen tonë se a e sheh rival kryesor në këto zgjedhje, kryetarin aktual të Skenderajt, Bekim Jasharin. Lushtaku heziton ta thërras edhe në mbiemër Jasharin kur përgjigjet.

“.. Vallahi për mu… mu, Bekimi, jo far Jashari, as mbiemrin s’po du me ia përmend. Bekimi nuk është rival që mu ma rrezikon marrjen e komunës”.

Lushtaku në pyetjen tonë se çfarë ka ndodhur që ka ardhur deri të kjo krisje e marrdhënieve me Bekim Jasharin, ai thotë se nuk është iniciator e kësaj përplasje dhe gjuan ‘topin’ tek Jashari.

“Nashta u tregu zotri Bekimi i ashpër, unë jo, jo valla absolut. PDK- ja ka jap një madatë z.Bekimi dhe mendoj që është jo korrekte me ia jep edhe një mandat z.Jashari për faktin që jemi parti politike e nuk jemi organizatë ndërkombëtare. Do më thanë kur t’i teket e kujt t’i teket na me ja jep këtë mundësi. Na ja kemi jap, ka shfaq dëshirën, të unë mundësi të dytë nuk ka, as ai, as dikush tjetër.

I pyetur se si e komentoni deklaratën e Daut Haradinajt, se e përkrah Bekim Jasharin në këtë garë, e jo ju? Lushtaku shprehet se ka mik të mirë por si politikan nuk ia mbush syrin.

Na jemi në politikë, na jemi shok dhe e respektoj zotrin Haradinaj si bashkëluftetarë, kurse si politikan…se di se shoh shumë.

Si duket Lushtakut i kanë mbetur në gjysmë dy projekte gjigante për të cilat ka synim t’i realizoj në këtë mandat të ri, që pretendon ta marr.

“Me kanë mbet dy projekte të mëdha, që janë njëra ndërtimi i kompleksit për familje të dëshmorëve që nuk është qitë asnjë tull që 4 vjet dhe qendra e Skenderajt, që është sfida më ë madhe. Na ja kemi nis këtyre projekteve, por na ja dham mundësin Bekim Jasharit që të zhvilloi këto projekte, po nuk ndodhi. Prandaj besoj me qeverisjen e PDK-së, këto dy projekte gjigante do t’i realizojë. Qytetarët kanë me vlerësu punën e secilit përfshirë edhe kryetarin aktual por edhe neve si subjekt e qeveri lokale që kemi udhëheq me Skenderaj. Skendaraj është një qytet që kur vijnë njerëzit për herë të parë e dytë, befasohen me zhvillimin që ka ndodh në Skenderaj” – shprehet Lushtaku për Syri.net

Ai ka synime të qarta se kë do ta fus edhe në ekipin e tij për asamble komunale në Skenderaj.

“Unë mendoj që nuk mundem t’i largoj ata që kanë dhënë kontribut por 70% do të jenë të rinj. Një grup i të rinjve që do të shkëlqejnë. Nuk kam ndërmend të flas tani. Jemi duke u pregatitë dhe besoj që kur ta keni në dorë edhe ju si media programin e Partisë Demokratike do ta shini një program i mirë, i detajum dhe jo megallomi me fjalë të mëdha dhe mos me mujt m’i realizu. Gjithçka ka m’u llogaritë mirë që të realizohet” thotë Lushtaku.

Në pyetjen se ishte kërkesë nga PDK, apo dëshirë e Lushtakut për të qenë sërish kandidatë për kryetar të Skenderajt, ai thotë se nuk ka qenë dëshirë e tij po partia kishte nevojë për të.

“Dëshirë e jemja nuk ka qenë me kanë kryetar i Komunës, absolut jo! Unë kam vendos për shkak të PDK-së, për shkak të dy miqve të mi që sot padrejtëisht janë në Hagë. Dhe PDK-ja ka nevoj edhe për mu edhe për shumë qytetarë që mendojnë se PDK-ja është e fortë është unike dhe ka me fillu me ju kthy nami që e ka pas më herët. Sepse gjitha projektet jo veç Skenderaj, po në gjithë Kosovën projektet më të mëdha kanë ndodhur në qeverisjen e PDK-së. Këta që sot janë në pushtet janë demagogë dhe asnjë punë nuk e kanë bërë”.

Si duket kandidatit të PDK-së, për të parin e Skenderajit, po i pengojnë edhe raportimi i medieve për zhvillmet atje, ai ka një porosi për shtypin.

“Unë po lexoj nëpër media se në Drenicë ka veç luftë. Unë mendoj që Drenica është një qytet shumë e qetë, dhe mbizotëron një situatë tepër e qetë dhe gjithçka ka me shku siç e mendoj unë. Juve medieve ju kisha lut mos bëni propagand nga Prishtina. Po hajdi me kamera dhe pyetni qytetarët ma shumë”.

Lushtaku ka një dënim të formës së prerë në tri vitet e fundit dhe sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në 2020 personat që kanë një dënim të tillë, u ndalohet garimi në zgjedhje.

Në këtë pyetje, Lushtaku nuk preferon të flas, por në fund thotë se është konsultuar me juristë dhe se është i bindur që ka të drejt të jetë kryetar i Skenderajt.

“A ki naj pyetje tjetër gazetare… Unë kam fol me shumë jurista dhe ekspert ligjor dhe unë jam i bindur që kam drejt të jem kryetar i komunës”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë