Policia intervenon në një dasmë në Drenas, dikush gjuajti me armë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të enjten rreth orës 22:00 në një sallë të dasmave në Korroticë të Drenasit.

Policia ka njoftuar se pas disa të shtënave me armë zjarri, nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar është sekuestruar një pistoletë me gas dhe gjashtë copë fishekë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë