KEDS i ndërpret rrymën, çifti i pensionuar nga Drenica tash e katër ditë pa rrymë

Familja Maliqi, nga fshati Prekaz i Epërm tash e katër ditë është pa energji elektrike. Në pamundësi për t’a paguar atë, KEDS-i i ka shkyqyr nga rrjeti i furnizimit me energji elektrike.

Berat Dajaku asamableisti nga Skenderaj ka bërë këtë rast publik, ku kërkon që tu bëhet një zgjidhje sa më e shpejtë.

Mursel Maliqi dhe Rahime Maliqi janë dy pensionistë të cilët jetojnë të vetëm pasi nuk kanë fëmijë, edhe kushtet ekonomike nuk i kanë të mira ku të ardhurat e tyre janë vetëm pensionet dhe në pamundësi për të paguar shpenzimet e energjisë elektrike ka ardhur deri tek shkyqja.

Familja Maliqi jeton në Prekaz të Epërm, në lagjen Dushkaj numri i shtëpisë 22, dhe kërkesë është që tu bëhet një zgjidhje sa më e shpejtë si nga organet kompetente të komunës sonë, po ashtu edhe nga ndonjë bamirës, apo edhe nga vetë KEDS-I që të marrë ndonjë lehtësim për raste të tilla, shkruan Rajoni.org.  

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë