Themelohet klubi sportiv i futbollit për kategorinë e femrave në Drenas

Drejtoresha e Kulturës, Rinisë e Sportit, Shqipe Zogu të enjten ka pritur në takim përfaqësuesit e klubit me të ri në Drenas, Nexhmedin Bala, trajnerin Nezir Dervishi dhe përfaqësuesin për media të klubit, Shefqet Thaçi.

Drejtoresha e DKRS-së, Shqipe Zogu ka përgëzuar iniciativën për krijimin e kublit të futbollit për femra si mundësi për të ju dhënë hapësirë talenteve të reja në komunën tonë. Ajo ka shtuar se DKRS-ja do të vazhdon në mbështetjen e klubeve sportive në forma financiare dhe kushteve tjera teknike.

Klubi i Futbollit ka marr emrin “Heroinat” dhe është klubi me i ri në Drenas që përfaqëson kategorinë e femrave.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë