Vende të lira pune në NewCo Ferronikeli në Drenas (Konkursi)

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C ka shpallë konkurs për Axhustator dhe Saldues.

Konkursi është I hapur deri më 29 korrik ndaj keni kohë edhe dy ditë për të apikuar. Më poshte gjëni njoftimin e plotë për punë.

NJOFTIM PUNE
Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapsirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.
Pozicioni: Axhustator dhe Saldues
Departamenti: Mirëmbajtje
Lokacioni: Drenas, Kosovë

Përmbledhja e Pozicionit:
Është përgjigjës për kryerje profesionale të punëve sipas rregullave dhe standardeve makinerike në aspektin e kualitetit, realizimit sa ma efektiv gjate orarit të punës, për zbatimin e urdhëresave dhe akteve normative që kanë të bëjnë me sigurinë në punë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Është i obliguar që t`i kryejë punët në kohë dhe kualitet të lartë në përputhje me rregullat dhe udhëzimet teknike;
• Vëzhgon pajisjet mekanike në operim për të gjetur shkaqet e problemeve;
• Demonton pajisjet për të pasur mundësinë e heqjes së pjesëve të dëmtuara dhe riparon ose zëvendëson pjesët e dëmtuara;
• Kryen mirëmbajtjen preventive – bënë kontrollim të rregullt të pajisjeve makinerike sipas planit të aprovuar nga udhëheqësi;
• Planifikon punën, sekuencat e operacioneve të saldimit, ndjek vizatimet dhe skicat;
• Lubrifikon pajisjet sipas planifikimeve nga udhëheqësi;
• Monitoron cilësinë e punës në të gjitha fazat e saldimit, duke bërë kontrolle dimensionale dhe vizuale dhe duke bërë teste;
• Vlerëson pajisjet, strukturat, materialet dhe specifikimet e punës për pozicionet dhe metodat e duhura të saldimit;
• Gjatë realizimit të punëve duhet të kujdeset për sigurimin e vendit të punës, të jetë i përgatitur me mjete dhe vegla të punës ashtu që puna të kryhet me sukses në çdo aspekt;
• Sipas nevojës kryen edhe detyra tjera shtesë sipas kërkesës së udhëheqësit.
Kualifikimet dhe Aftësitë:
• Diploma e shkollës së mesme ose kualifikimi ekuivalent;
• Përvojë pune 2 vjeçare;
• Njohuri për punën profesionale;
• Aftësi të mira komunikuese, ndërpersonale dhe organizative;
• Aftësi për t’u përshtatur në punën në grup;
• Aftësi për të lexuar dhe interpretuar skemat përkatëse.
Kushte e punës:
NeëCo Ferronikeli Complex L.L.C ofron paketë të mirë kompesimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 29/07/2021, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com ose me postë në adresën: Rr. Besim Mala nr. 227, 13000 Gllogoc, duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Axhustator dhe Saldues”.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë