Shembull i mirë: Burri nga Drenica, ia falë komunës tokën për ndërtimin e një rruge

Tahir Halim Qitaku, nga fshati Qitak, sot ka bërë dorëzimin e pronës së tij, në pronësi të komunës, për ndërtimin e rrugës publike, në fshatin e tij.

Lajmi është bërë i ditur nga Komuna.

Heqjen dorë nga prona e tij, Qitaku e ka bërë me qëllim të përmbushjes së interesit publik, asfaltimit të rrugës dhe nuk ka kërkuar asnjë kompensim nga Komuna e Skenderajt.

Nënkryetari i komunës, Nuredin Lushtaku, gjatë një takimi me Tahir Qitakun, e ka falënderuar për kontributin e tij, të dhënë në dobi të qytetarëve të komunës, duke shtuar se vendimi i tij është shembull për të tjerët.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë