LDK-ja vendos edhe për kandidatin për kryetar të Skënderajt

Lidhja Demokratike e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë, në të cilën janë zyrtarizuar disa prej kandidatëve për zgjedhjet komunale të 17 tetorit.

Portali rajoni.org mëson se në këtë mbledhje, kryesia e LDK-së ka marrë vendim që Isa Fejzullahu të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Skënderajt.

Fejzullahu është anëtar i këshillit të përgjithshëm të LDK-së dhe kryetar degës në Skënderaj, ndërkaq ai është edhe asamblist në kuvendin komunal të Skenderajt.

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, pritet të zyrtarizohen edhe kandidaturat tjera për zgjedhjet komunale të 17 tetorit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë