Arrestohen dy persona në Drenas, kjo është arsyeja sipas policisë…

Janë arrestuar gjatë vikendit dy persona të dyshuar në Drenas pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj.

Sipas policisë, të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt, shkruan DrenicaOnline.

Me urdhër të prokurorit është hapur rasti për lëndim të lehtë trupor.

Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë