Çka deklaroi shoferi i autobusit në Polici pas aksidenti tragjik në Kroaci?

Zëvendësi i Prokurorit Komunal të Shtetit në Kroaci, Slavko Pranjic, ka thënë se shoferi i autobusit që u aksidentua mëngjesin e sotëm në Kroaci ka deklaruar se e kishte zënë gjumi për një moment gjatë vozitjes.

“Shoferi u arrestua nën dyshimin për drejtimin e automjetetit në mënyrë të papërshtatshme. Cilat janë arsyet për këtë, nuk mund të themi tani për tani,” tha Pranjiç, shkruan portali kroat Dnevnik.hr.

“Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do ta përcaktojmë atë më vonë,” shtoi Pranjiç.

Ndryshe në aksidentin e sotëm tragjik në Kroaci kanë ndërruar jetë 10 persona në mesin e tyre edhe njëri nga shoferët e autobusit.

Ky autobus po bartte bashkëatdhetarë tanë nga Gjermania për në Kosovë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë