Burri nga Skenderaj dyshohet se sulmoi seksualisht një vajzë të mitur

Policia në Skenderaj ka arrestuar një person, nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur, raporton Express

Rasti ka ndodhur pasditen e së enjtes, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Skenderaj, 22.07.2021 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se e kishte sulmuar seksualisht viktimën e mitur kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë