Asllan Bajrami i bashkohet ekipës së Drenorit, do të jetë kandidat për asamble komunale

Angazhimit në kuadër të IQ “Green për Drenas ” iu bashkangjit edhe profesori i gjuhës angleze nga Shtutica, Asllan Bajrami.

Ai do të garojë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori ka njoftuar se Bajrami, shkollimin fillor e përfundoi në Shtuticë dhe në Tërstenik, të mesmen në Drenas, ndërsa studimet i përfundoi në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë.

Z. Asllan Bajrami filloi punën si mësimdhënes i gjuhës angleze në vitin 1989, ku dha një kontribut të çmueshëm në kohën kur arsimi në Kosovë frymonte në një gjendje të vështirë.

Me reformimin e sistemit arsimor, z. Asllani u avancua në profesion përmes trajnimeve të shumta dhe programit AKM, ku fitoi një përvojë të mirë në mësimdhënien bashkohore .

Z. Asllani është njohës i mirë i çështjes së arsimit në Kosovë dhe ka qenë shumë bashkëpunues e aktiv në përmirësimin e procesit edukativo-arsimor në Komunën e Drenasit.

Z. Asllan Bajrami shpreh gatishmërinë e tij që t’i bashkohet I.Q. “Green për Drenas” me qëllim të përmirësimit të procesit edukativo-arsimor në Komunën e Drenasit dhe angazhimit edhe në çështje tjera programore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë