Shpërthen gypi i ujit, qytetarët e Drenasit do të përballen sot me reduktime

Njoftim nga Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Prishtina”: Të nderuar konsumatorë të komunës së Drenasit, ju njoftojmë se para pak çastesh ka shpërthyer gypi i ujit me diametër fi 600 mm.

Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes për sanimin e defektit, transmeton DrenicaOnline.

Në të njëjtën kohë janë duke u realizuar punime teknike në qendër të Drenasit, ndërrimi i gypave të azbestit.

Andaj, do të keni reduktime të ujit gjatë ditës së sotme. Ju falënderojmë për mirëkuptim!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë