Konkurs për vende të lira të punës në “NewCo Ferronikeli” në Drenas

NJOFTIM PUNE: Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapsirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.

Pozicioni: Sigurim fizik
Departamenti: Shërbimet Emergjente
Lokacioni: Drenas, Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Është përgjegjës për ruajtjen e aseteve të kompanisë NFN;
• Bënë evidentimin e hyrjeve – daljeve të kompanive të ndryshme dhe personave fizik Evidentohen të gjitha ngjarjet në librin e punës;
• Kontrollimi i të gjitha mjeteve motorrike gjatë hyrjes dhe daljes nga porta kryesore Lajmëron për parregullsitë eprorin e tij në përputhje me standardet e sigurisë;
• Kryen edhe puna tjera në kompani sipas nevojës.
Kualifikimet dhe Aftësitë:
• Të zotërojë diplomë të shkollës së mesme;
• Të zotërojë licencën për sigurim fizik nga MPB;
• Minimumi 1 vit eksperiencë pune si sigurim fizik Aftësi të mira komunikimi me gojë dhe me shkrim Aftësi për t’u përshtatur në punën në grup;
• Njohuri të gjuhës Angleze (e dëshirueshme).

Kushtet e punës:
NewCo Ferronikeli Complex L.L.C ofron paketë të mirë kompensimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritë dhe vlerësim të performancës.

Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 28/07/2021, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com, ose me postë në adresën: Rr. Besim Mala nr. 227, 13000 Gllogoc, duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Sigurim fizik”.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë