Komuna e Drenasit ka një njoftim për “Taxi-it”

Në kuptim të nentit 7 paragrafi 2, nenparagrafi 2.2 dhe paragrafi 3 të Ligjit Nr . 04 / L – 179 për komunikacion Rrugor, nenit 2 dhe nenit 5 paragrafit 2 të Rregullores për kushtet dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarisë së transportit TAX-i të udhëtarëve në Komunën e Gllogocit, nr . 12-344-50040, Drejtorati për Shërbime Publike dhe Emergjencë të Komunës së Gllogocit, shpallë: NJOFTIM PUBLIK PËR DHËNJEN E LEJEVE TË OPERIMIT OPERATORËVE QË DO TË USHTROJNË VEPRIMTARINË E TRANSPORTIT “TAXI” TË UDHËTARËVE NË TERRITORIN E KOMUNËS

Njoftohen të gjithë Auto-Tax-it në nivel komunal, që iu skadon afati i Lejeve të Operimit si dhe të atyre Operatorëve që dëshirojnë të merren me këtë veprimtari se me Ligjin 04/L 179 për transportin rrugor në Republikën e Kosovës, janë të obliguar të vazhdojnë apo ti marren Lejet e Operimit sipas këtij Ligji, transmeton DrenicaOnline.

Nga kjo bazë Drejtorati për Shërbime Publike dhe Emergjencë i Komunës së Gllogocit njofton se këta Operator duhet të paraqesin kërkesën me shkrim pranë këtij Drejtorati që të paisen me leje të operimit me kriteret si në vijim:

1. Kërkesën për Aplikim
2. Çertifikatën e Biznesit e cila duhet të jetë valide dhe nr . Fiskal – fotokopje
3. Vërtetimin e lëshuar nga Drejtorati për Zhvillim Ekonomik se Operatorit ekonomik nu ka borxhe nga viti 2016-2020
4. Vetura të ketë më së shumti ( 4 + 1 ) ulse duke llogaritur edhe ulësen e drejtuesti të automjetit
5. Të ketë së paku 4 dyer
6. Të ketë motorin katër taktësh, me fuqi së paku 36.8 Kë
7. Të ketë taksimetrin në gjendje të rregullt teknike
8. Patentë shoferi – ( fotokopje ) – kategoria ” B ” së paku 5 ( pesë ) vite përvojë si drejtues automjeti
9. Libreza e veturës në emër të pronarit i cili ushtron këtë veprimtari
10. Kontroll teknike ( kartoni i vogël më i ri se 6 muaj )
11. Letërnjoftimi ( fotokopje )
12. Certifiakta nga Gjykata komunale ( që nuk është i dënuar hetime ) – origjinali
13. Certifikata e vendbanimit ( fotokopje ) ( që dëshmon që jeni banor i komunës se Drenasit )
14. Vërtetim që nuk është në marrëdhenie pune – origjinali
15. Certifikata e mjekut me afat validitetit
16. Pëlqimi nga Drejtoria e Inspekcionit ( inspektorit të komunikaiconit rrugor ) ,
17. Pagesën që është kryer obligimi për taksen e parkingut.

Sqarim: Shenja ” TAXI ” dhe Shenja “RADIO TAXI” (me madhësi 500x120x80 milimetra, me ngjyrë të verdhë me shkronja të zeza) dhe për kompanitë numrin e evidencës së automjetit TAXI dhe ngjyra duhet të jetë e njejtë.
Aplikacioni merret në zyrën pritëse të komunës se Drenasit (kati përdhesë) Leja lëshohet në vlefshmëri së paku 5 (pesë) vite. Afati i aplikimit fillon më dt: 15.07.2021 deri më: 30.07.2021

Kërkesat me dokumentacionin e kërkuar dorëzohet në zyrën e pranimit për çdo ditë pune duke filluar në ora 8:00 – 16:00 , ndërsa dokumentacioni i pa kompletuar nuk do të shqyrtohet.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë