Rruga Skenderaj – Drenas, as pas 7 vjetëve nuk ka përfunduar, ja çfarë thonë banorët

Në vitin 2014 kishte filluar zgjerimi i rrugës Skenderaj – Drenas, por as pas 7 vjetësh kjo rrugë nuk ka përfunduar. Derisa, Ministria e Infrastrukturës kishte deklaruar se problemet me shpronësimin janë arsyeja e mospërfundimit të rrugës, banorët dhe Komuna mendojnë ndryshe.

Zgjerimi i rrugës me katër korsi, që lidh Skenderajn me Drenasin, nisi në vitin 2014, por nuk ka përfunduar akoma.

Ministria e Infrastrukturës vazhdimisht ka deklaruar se kjo rrugë ka mbetur në gjysmë si shkak i shpronësimit.

Por banorët e fshatit Polac, fshat ky në të cilin kanë mbetur afro 600 metra të papërfunduara, thonë se shpronësimi asnjëherë nuk ka qenë pengesë.

Faruk Xani, pronari i tokus tha: “Kurse, Isuf Hoti, përfaqësues i fshatit, tha se rruga paraqet problem për banorët, derisa shtoi se edhe numri i aksidenteve është rritur në këtë pjesë.”

Kurse Isuf Hoti, përfaqësues i fshatit Polac tha: “Mospërfundimi i kësaj rruge i ka sjellë dëme në biznesin e tij edhe Mujë Kocës, pronar i një auto-salloni.”

Ndërkaq, nga Komuna e Skenderajt kanë deklaruar se problemet me shpronësim janë zgjidhur.

“Kryetari Bekim Jashari, ka arritur marrëveshje me pronarët e pronave për të vazhduar ndërtimit e rrugës, mirëpo Ministria e Infrastrukturës, edhe përkundër kërkesave të njëpasnjëshme dhe takimeve të shumta që janë zhvilluar, edhe tani në mandatin e qeverisë “Kurti”, nuk ka filluar me punime për vazhdimin e ndërtimit të rrugës”.

Rruga Skenderaj – Drenas ka mbetur e papërfunduar në 7 lokacione, duke filluar nga fshati Marinë e deri në fshatin Klinë e Epërme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë