Lladrovci dhe “Flutura Academy” nënshkruajnë kontratë për shfrytëzimin e Qendrës Rinore në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga nënkryetari Arben Shala dhe drejtoresha e Kulturës, Rinisë e Sporteve, Shqipe Zogu, të martën kanë pritur në takim përfaqësuesin e “Flutura Academy” Bekim Ahmetaj dhe Visar Krelani.

Ne këtë takim është nënshkruar edhe kontrata mes kryetarit Lladrovci dhe Bekim Ahmetaj për shfrytëzimin e Qendrës Rinore në Drenas ku në kuadër të kësaj kontrate do të ketë karakterin edukativo-arsimor të edukimit.

Ne bazë të kësaj kontrate, “Flutura Acedemy” do të shfrytëzoj objektin e Qendrës Rinore në Drenas ne një periudhë një vjeçare, ku gjatë kësaj kohe do të organizohen trajnime/kurse dhe aktivitete të tjera rinore. Të gjitha trajnimet/kurset dhe aktivitetet tjera do jenë pa pagesë për fëmijët e Komunës së Drenasit nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë, si dhe përgatitjen e të rinjve për tregun e punës me kushte të volitshme dhe profesionale.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë