Drenas/ Mirënjohje për profesorët dhe nxënësit fitues të garave në nivel kombëtar e ndërkombëtarë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me drejtorin e Arsimit, Muhamet Gjoka, të martën kanë pritur në takim drejtorin e Shmp “Fehmi Lladrovci”, Lulzim Nika, profesorët Shpresa Elshani, Shpresa Elshani-Haxhiu si dhe nxënësit e kësaj shkolle të cilët kanë fituar çmim në garat për realizimin e projektit për krijimin dhe zhvillimin e ideve inovative dhe konkretizim, respektivisht projekti për identifikimin e personave në hyrje/dalje përmes detektimit të fytyrës, ide kjo që është vlerësuar lartë nga ekspertët e shkencave teknike, transmeton DrenicaOnline.

Kryetari Lladrovci ka përgëzuar profesorët e shkollës së mesme profesionale dhe nxënësit për të arriturat e tyre ne këtë projekt dhe ka inkurajuar që të vazhdojnë edhe më tutje në realizimin e ideve inovative, ide të cilat krenojnë familjet e juaja, shkollën dhe Komunën e Drenasit. Lladrovci është zotuar se do t’i përkrah projektet e tilla inovative.

Për të arritura në këtë projekt, drejtori i DKA-së, Muhamet Gjoka ka dhënë mirënjohje profesorëve dhe nxënësve.

Kujtojmë se nxënësit e ShMP “Fehmi Lladrovci”, kanë qenë fitues ne të gjitha garat e organizuara për nxënës në nivel kombëtar e ndërkombëtarë me idetë e tyre inovative./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë