Betim Gjoshi kritikon Kurtin: Më përpara do të shkonte në Norvegji se sa në Deçan

Betim Gjoshi nga PDK e ka quajtur kryemashtrues të Kosovës, kryeministrin Albin Kurti.

Sipas tij Kurti më përpara do të shkonte në Norvegji se sa në Deçan, ku qindra qytetarë janë helmuar këto ditë

Statusi i plotë:

KRYEMASHTRUESI I KOSOVËS MË PËRPARA SHKON NË NORVEGJI SE NË DEÇAN

Ka humbur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Nuk po don të lodhet të shkojë deri në Deçan, ku qindra qytetarë janë helmuar.

Ai duhet të shkojë dhe t’i vizitojë. Ta shoh nga afër gjendjen në spitalin e këtij qyteti.

Por, jo!

Kryemashtruesi që na paraqitej si njeri i afërt me qytetarin e thjeshtë e të varfër, më përpara e merr rrugën për Norvegji se për në Deçan.

Kryemashtruesi, prej ditës që ka hipur në xhip të zi, i ka harruar njerëzit e thjeshtë e të varfër që ecin trotuareve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë