“Arllati 2021”, ndërtimi i infrastrukturës po vazhdon si asnjëherë më parë, 14 vendpunishte aktive në këtë fshat

Ndërtimi i infrastrukturës në Arllat të Drenasit është duke vazhduar si asnjëherë më parë në 14 punishte, transmeton DrenicaOnline.
Drejtori i Infrastrukturës në Drenas, Endrit Gllareva ka njoftuar se në lagjen e “Bytyqi” janë duke u asfaltuar 1200 metra rrugë, në lagjen e “Xhamisë” 550 metra ndërsa në lagjen “Bujupi” 900 metra.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se në këtë fshat po shtrihet kanalizimi në 2000 metra.

Përveç këtyre projekteve të mëdha po punohet edhe në ndriçimin e lagjeve në këtë fshat.

Gllareva tha se aktualisht po punohet në 4000 metra ndriçim.

“Këto projekte ishin kërkesë e shumë banorëve të kësaj zone. Së bashku me menaxherin e projektit Inspektuam nga afër punishtet. Investimet në infrastrukturë vazhdojnë”, ka thënë Gllareva./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë