Aksident mes dy veturave afër Skenderajt, tre persona dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy veturave civile në rrugën Skenderaj-Klinë, transmeton DrenicaOnline.

Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit dhe një pasagjer, të gjithë meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

Aksidenti sipas policisë ka ndodhur të hënën pas orës 11:00./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë