Njoftim shumë me rëndësi për fermerët nga Drenasi

Reshjet e shiut dhe breshëri i rënë të shtunën pasdite në disa fshatra të Komunës së Drenasit, ka shkaktuar shumë dëme në kulturat bujqësore të fermerëve tonë.

Komuna e Drenasit e ka të formuar Komisionin Komunal për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe përmes këtij komunikimi, njoftojmë të gjithë të dëmtuarit që kërkesën për vlerësimin e dëmeve të adresojnë në Komunë tek komisioni deri të premten (16.07.2021) në ora 16:00.

Në bazë të kërkesave të cilat do të adresohen nga të dëmtuarit, Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve do të dal në terren për t’i vizituar fermerët dhe ekonomitë familjare që janë dëmtuar dhe pas vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga breshëri, do të hartohet raporti përfundimtar i cili do të përcjellët në nivelin qendror përkatësisht në Ministrinë e Bujqësisë për mundësinë e kompensimit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë