Komuna e Skenderajt i evidenton dëmet që kanë shkaktuar reshjet e ditës së shtunë

Komuna e Skenderajt, përkatësisht, Drejtoria për Bujqësi, ka filluar vizitat, për të parë nga afër dëmet që kanë shkaktuar reshjet e ditës së shtunë

tek qytetarët e komunës sonë.

Gjithashtu sot gjatë gjithë ditës, kjo drejtori ka pranuar kërkesat për dëmet dhe gjatë ditëve në vijim komisioni për vlerësimin e dëmeve do të dalë në terren për t’i vlerësuar në detaje dhe per t’i percjellë tek Ministria e Bujqësisë..

“Bujqitë e komunës, i inkurajuam që të vazhdojnë dhe mos të deshprohen sepse ne si komunë, do t’u qendrojmë afër”, u shpreh drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Sokol Sallahu.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë