Kandidat për kryetar të Drenasit/ Xhavit Drenori tregon prioritetet e iniciativës “Green për Drenas”

Dje në Drenas, nga aktivistë politik, intelektualë e njohësit të çështjeve mjedisore është themeluar Iniciativa Qytetare “Green për Drenas”. Xhavit Drenori i cili do të jetë edhe kanidatat për kryetar të Drenasit i kësaj iniciative ka premtuar publikisht që do të zbatojë një program me planifikime, veprime e ndryshime konkrete, për të adresuar dhe zgjidhur problemet mjedisore dhe të ndotjes së ambientit jetësor, që sipas tij në Drenas është në përmasa alarmante, transmeton DrenicaOnline.

“Duke kërkuar vetëdijësim qytetar dhe përkrahjen tuaj në këtë kauzë aspak të lehtë, Iniciativa e re Qytetare “Green për Drenas” zotohet që të angazhohet për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë, për një Drenas më të zhvilluar, për një mjedis me ndotje minimale, ajër të pastër e ujë të pijshëm për secilin, për një qytet në të cilin të gjithë qytetarët do të ndihen të vlerësuar e të trajtuar me barazi e drejtësi”, ka thënë Drenori.

Ai ka thënë se Iniciativa Qytetare “Green për Drenas” do të garojë në zgjedhjet e ardhshme lokale me kandidatin e vet për kryetar dhe me listën e vet për Asamble, duke e ndryshuar renditjen e prioriteteve, duke iu dhënë vendin meritor dhe prioritetin kryesor çështjeve dhe problematikave që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor dhe gjithçka që lidhet me të, por pa lënë fare anash edhe aktivitetet në lëmitë tjera: reformat në arsim (depolitizimi dhe meritoktacia), reforma në shëndetësi (ofrim i shërbimeve të dinjitetshme dhe pa mungesa të barërave esenciale dhe materialit bazë), cilësia dhe gjithëpërfshirja e qytetarëve në investimet infrastrukturore, zhvillimi i ekonomisë përmes stimulimit të prodhuesve dhe thithjes së investimeve, kultura, rinia, sporti dhe inovacioni./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë